Enver Hoxhaj, PDK: Me Vjosa Osmanin presidente, pushteti përqëndrohet në duart e Albin Kurtit

Nga Exit News
Enver Hoxhaj, PDK: Me Vjosa Osmanin presidente, pushteti përqëndrohet në duart e Albin Kurtit

Kreu në detyrë i PDK-së , Enver Hoxhaj, shprehu sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës.

Hoxhaj e cilësoi Osmanin si “figurë përçarëse dhe njëpartiake”, sipas REL.

Hoxhaj tha në një konferencë për shtyp se PDK-ja mbështet krijimin e institucioneve të reja, por ato nuk duhet të rrezikojnë demokracinë apo polarizojnë skenën politike.

Me zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit, vijoi ai, pushteti do të përqëndrohet në duart e kryeministrit Albin Kurti.

Meqë zoti Kurti, deri më tash, ka treguar një logjikë dhe mendësi autoritare, do të ishte e rrezikshme që Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria të kontrolloheshin nga një parti dhe nga një njeri. Prandaj, edhe kjo do ta dëmtonte atë mekanizmin e kontrollit dhe të balancës së pushtetit në demokraci, që ekziston edhe në Kosovë”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, PDK-ja do të merrte në konsideratë një tjetër propozim të LVV-së për postin e presidentit. Ai duhet të jetë kandidat konsensual dhe të përfaqësojë shoqërinë e Kosovës dhe jo vetëm një parti.

Nuk mendojmë që është detyrë e jona që të dalim me kandidat për president, meqë zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. I takon shumicës që ta udhëheqë një proces të tillë”, tha ai.

Të martën, ish-partia e saj tha se do të marrë pjesë në votimin e presidentit.

LEXO  Prokuroria e Tiranës nis procedimin penal ndaj Valdrin Pjetrit

Kundër zgjedhjes së Osmanit në krye të shtetit është deklaruar edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa kreu i ri i LDK, Lumir Abdixhiku është shprehur pro kandidaturës së Osmanit, si dhe partitë e komuniteteve minoritare.

Sipas Kushtetutës, vendi mund të udhëhiqet me ushtrues detyre vetëm për gjashtë muaj.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme