Enver Hoxhaj prezanton planin për rimëkëmbjen e sundimit të ligjit, akuza ndaj LVV

Nga Exit News
Enver Hoxhaj prezanton planin për rimëkëmbjen e sundimit të ligjit, akuza ndaj LVV

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj prezantoi të hënën planin për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Sundimi i ligjit është kusht elementar për funksionimin e shtetit”, tha ai.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk kanë respektuar institucionet kryesore të Kosovës, duke iu referuar KQZ.

Hoxhaj bëri përgjegjës Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për sulmet ndaj KQZ.

Ai u shpreh se Kurti e Osmani “janë duke linçuar Gjykatën Kushtetuese dhe KQZ-në”.

Duke i cilësuar ato “shtyllat e funksionimit të demokracisë”, ai shtoi se sulmi ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë.

Ndërkohë Kurtin dhe Osmanin i quajti “politikanë me mentalitet autokrat”.

Hoxhaj beson se PDK ka planin “më të mirë të rimëkëmbjes për sundimin e ligjit”.

Sipas tij PDK dallon nga të tjerët sepse “ndërtuam shtetin kur të tjerët e mohuan”.

Lëvizja Vetëvendosje akuzoi të premten kryetaren e KQZ Valdete Daka se po punon së bashku me LDK dhe PDK që të eliminojnë nga gara parti të caktuara.

Ndërsa LDK kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe dënojnë ata që po sulmojnë kryesuesen e KQZ-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>