Epidemiologët në protestë, për shkak të mosmarrjes së pagave të premtuara nga qeveria

Nga Exit News
Epidemiologët në protestë, për shkak të mosmarrjes së pagave të premtuara nga qeveria

33 epidemiologë protestuan sot pasi nuk kanë marrë pagat e premtuara nga qeveria, për mjekët të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Kreu i Sindikatës së Shëndetësisë, Zija Alhysa deklaroi se:

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19”

Alhysa pohoi se që prej 26 nëntorit ata nuk kanë përfituar ende pagat për punën jashtë orarit.

“Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme