Erdogan akuzon Macronin: Je një barrë për Francën

Nga Exit News
Erdogan akuzon Macronin: Je një barrë për Francën

Presidenti i Turqisë ka shtuar tensionet me Francën duke akuzuar presidenin francez Emanuel Macron se është një barrë për Francën.

Të premten ai deklaroi se shpreson që Franca të çlirohet nga Macron.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, është shprehur Erdogan para gazetarëve.

Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy vende anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë, shkruan Retuers.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar nga Armenët etnikë.

Ankaraja, e cila mbështeti të afërmit e saj etnikë turq në Azerbajxhan gjatë disa javësh luftimesh, që dëbuan forcat armene nga territoret përreth Nagarabag, e mohon këtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>