Presidenti turk Erdogan ditën e premte ka drejtuar lutjen e parë në Aja Sofia, që nga viti 1934 kur u kthye në muze nga Ataturku.
“Ky është çlirimi i Aja Sofias nga zinxhirët e saj të robërisë. Kjo ishte ëndrra më e madhe e rinisë sonë.”, tha Erdogan përpara hapjes së godinës historike në funksionin e saj si xhami.
Godina thuajse 1,500 vjeccare u ndërtua si katedrale në vitin 537 por u kthye në xhami nga pushtimi otoman në 1453-shin.