Erdogan i kërkon BE-së rishikimin e marrëveshjes doganore

Erdogan i kërkon BE-së rishikimin e marrëveshjes doganore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan pati të martën një telefonatë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i kërkoi të nënshkruanin një marrëveshje të re për bashkimin doganor.

Sipas Anadolu Agency, Erdogan kërkoi fillimin e punës së ekipeve të dy palëve, pa parakushte pasi sipas tij Turqia kishte bërë hapa konkrete dhe tashmë i takonte BE-së të përmbushte pjesën e vetë.

Në fakt, në fillim të shkurtit ishte pikërisht Von der Leyen që deklaroi  se BE kishte ravijëzuar planet për një skemë të veçantë bashkimi doganor me Turqinë.

Ajo e quajti një “bisedë të mirë” telefonatën me Erdoganin dhe shkruajti në rrjetin Twitter:

“Ne diskutuam gjendjen e marrëdhënieve BE-Turqi, COVID-19, Bashkimin Tregtar dhe Doganor, situatën në Mesdheun Lindor, migrimin dhe zhvillimet në Afganistan.”

Turqia ka kërkuar disa herë një përditësim të marrëveshjes së vjetër të doganave, që daton në vitin 1995.

Një tjetër kërkesë e Erdogan ka qënë liberalizimi i vizave, i cili u kushtëzua nga Blloku me respektimin e marrëveshjes së emigrantëve të vitit 2016.

Marrëveshja synonte të dekurajonte emigrimin e paligjshëm përmes Detit Egje, duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe duke përmirësuar kushtet e mbi 4 milion refugjatëve sirianë në Turqi.

Sipas Turqisë BE nuk i është përmbajtur premtimeve të saj mbi liberalizimin dhe ndihmën financiare në mbështetje të emigratëve.

Blloku pritet të diskutojë për marrëdheniet me Turqinë në mbledhjen e ministarve të jashtëm të vendeve të BE-së të enjten dhe të premten.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>