Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të bën rishikojë çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, raporton KK.
Kërkesa ka qënë e përfshirë në letrën e urimit që Erdogan dërgoi më rastin e përurimit të Kurtit si kryeminsitër i Kosovës ditë më parë.
“Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar së është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare“, ka shkruar në letër presidenti turk.
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem erdhi pas marrëveshjës së 4 shtatorit, 2020 në Uashington për normalizim ekonomik.
Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Më herët ambasada turke e kishte dënuar hapjen e ambasadës kosovare në Jeruzalem.
Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem më 14 mars.