Erdogan kërkon bashkëpunimin e Bidenit për njohjen e Kosovës

Nga Exit News
Erdogan kërkon bashkëpunimin e Bidenit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u shpreh të hënën se do të punojë me SHBA-të për të njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende.

Reuters raportoi se Erdogan u shpreh se do të bisedojë me Presidentin e SHBA-ve Biden për Kosovën, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Deri më tani, 117 shtete kanë njohur Kosovën. Për shkak të lobimit të Serbisë kundra njohjes së Kosovës, disa vende i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Serbia, me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020 u zotua të ndalë fushatën kundra njohjes së Kosovës, ndërsa Kosova u zotua të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>