
Presidenti i Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan ka firmosur një dekret për kthimin e muzeut Hagia Sophia në Stamboll, në një xhami.
Pak kohë më parë gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi statusin muzeal të ndërtesës kulturore me famë botërore.
Hagia Sophia u ndëtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në 1934-ën u bë muze.
Është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.
Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.