Erdogan qeverisë italiane: Merruni me mafian, jo me djalin tim

Erdogan qeverisë italiane: Merruni me mafian, jo me djalin tim

Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi, të martën, se hetimi i djalit të tij nga shteti italian mund të “vështirësojë” marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Gjatë një interviste në RaiNews 24, presidenti turk u shpreh  se Italia “duhet të merret me mafian.”

Prokurorët e Bolonjës kanë filluar një hetim për pastrim parash kundër Bilal Erdoganit, djali i presidentit turk, i cili është aktualisht student doktorature në filialin e Bolonjës të universitetin amerikan John Hopkins. Prokurorët italianë po hetojnë nëse një shumë e madhe parash që Bilal Erdogan solli në Itali shtatorin e shkur ishte e destinuar për t’u ricikluar.

Kryeministri italian Matteo Renzi iu kundërpërgjigj kdyke u shprehur në Twitter se “Italia respekton ligjin dhe gjyqtarët italianë zbatojnë kushtetutën, dhe jo atë çfarë thotë presidenti turk.”

Bilal Erdogan u akuzua në media si pjesë e skandalit që përfshiu zyrtarë të lartë të AKP-së—partisë në pushtet të Presidentit Erdogan—dhe familjarë të tyre, të cilët nga prokuroria dhe policia për krijimin e një skeme për shmangjen e sanksioneve tregtare amerikane kundër Iranit dhe pastrimit të parave nga tregtia me Iranin. Dhjetra zyrtarë të lartë të AKP-së u arrestuan.

Në një regjistrim audio që u postua në Youtube në ditët e skandalit e një bisede të supozuar mes Presidentit Erdogan dhe Bilal Erdoganit, duket sikur presidenti i kërkon të birit të fshehë menjëherë miliona euro para fizike që ky i fundit mund të kishte në shtëpinë e tij.

Kundërpërgjigjia e qeverisë së Erdoganit ndaj hetimit ishte një fushatë e menjëhershme spastrimi në rradhët e prokurorisë dhe policisë, që çoi si rezultat në ndërprerjen e hetimeve për shumë zyrtarë.

Bilal Erdogan, edhe pse u përfol si pjesë e skemës së pastrimit të parave, nuk u akuzua asnjëherë zyrtarisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>