Erdogan ndërkombëtarëve: Mos ndërhyni për Hagia Sofinë, çështje e brendshme e Turqisë

Nga Exit News
Erdogan ndërkombëtarëve: Mos ndërhyni për Hagia Sofinë, çështje e brendshme e Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të mos ndërhyjë dhe komentojë për vendimin e tij për kthimin e muzeut Hagia Sofisë në Stamboll, në xhami.

Në një intervistë për revistën Kriter, Ergodan u shpreh:

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sofisë ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme.”

Erdogan tha se Hagia Sofia ka vlerë të veçanta në kujtesën kolektive të Turqisë, pasi në të është mbajtur ‘namazi i parë i së premtes kur Mehmet Pushtuesi pushtoi Stambollin dhe më pas e shndërroi atë në një xhami si një simbol të këtij pushtimi.’

Ditët e fundit presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami.

Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.

Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.

Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrjeErgodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.

Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.

Ndërsa të dielën, edhe Papa Frencesku u shpreh i pikëlluar për kthimin e muzeut, dikur kishë, në xhami.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>