Erdogan: Organizata terroriste FETO, kërcënim për dy vendet

Nga Exit News
Erdogan: Organizata terroriste FETO, kërcënim për dy vendet

Turqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord ta quajnë organizatën e Fetullah Gylenit ‘FETO’, si organizatë terroriste, ndaj do të marrin masa për ta luftuar atë.

Gjatë konferencës për shtyp me Ramën, të mërkurën, Erdogan u shpreh se organizata FETO është kërcënim për të dy vendet, ndaj ajo duhet luftuar:

Bashkohemi se FETO përbën kërcënim për dy vendet, nuk do lejojmë të helmojë bashkëpunimin [Shqipëri-Turqi].”

Ai u zotua se do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit dhe rrezikut që sjell FETO nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit – në këtë fushë ka qenë e fokusuar dhe puna e organizatës FETO në Shqipëri.

Erdogan u shpreh:

“Do të jemi pranë Shqipërisë. Me këtë rast Fondacioni i MARIP, që ka marrë universitetin e Nju Jork në Tiranë, bashkë me Universitetin e Stambollit dhe do hidhen hapat e bashkëpunimit mes dy vendeve.”

Vlen të theksohet se Erdogan fajëson Gylenin për grushtin e shtetit të korrikut 2016. Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>