Erdogan quan studentët terroristë

Nga Exit News
Erdogan quan studentët terroristë

Presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi të mërkurën se komuniteti LGBTI është në kudnërshtim me vlerat e vendit.

Në një reagim pas protestave të studentëve, Erdogan i quajti terroristë ata.

Rreth 300 studentë janë arrestuar të martën në Turqi pas protestave kundër presidentit Recep Tayip Erdogan.

Protestat erdhën pas caktimin të rektorit të një prej universiteteve më të mira në Stamboll Bogazici, nga Erdogan.

Studentë dhe profesorë të këtij universiteti kundërshtuan ndërhyrjen e Erdogan duke theksuar se është cënim i lirisë universitare.

Presidenti Erdogan caktoi në janar, Melih Bulu rektor të universitetit Bogazici, një figurë e kundërshtuar nga studentët dhe stafi akademik.

Ky universitet prej vitesh ka zgjedhur rektorin përmes zgjedhjeve dhe një ndërhyrje e tillë ka nxitur protesta të shumta në këtë universitet.

Protestat kanë bijuar prej disa javësh por ato eskaluan gjatë fundjavës pas arrestimit të disa studentëve, të cilët vendosën shenja të fesë islame në flamurët e komunitetit LGBTQ.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>