Erdogan uron Biden për fitoren

Nga Exit News
Erdogan uron Biden për fitoren

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan uroi të martën Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden.

“Unë besoj se do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me administrtaën amerikane në të ardhmen, dhe mendoj se bashkëpunimi i fortë dhe aleancat mes vendeve tona do të ndihmojnë në paqen në botë”, shkroi Erdogan në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të institucionit turk.

Erdogani ishte një nga udhëheqësit kryesor të botës që ende nuk e kishte uruar Biden, sëbashku me presidentin e Kinës Xi Jinping, presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Presidentin e Meksikës Andrés Manuel López Obrador dhe Presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>