Erdogan vaksinohet kundër Covid-19

Nga Exit News
Erdogan vaksinohet kundër Covid-19

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori të enjten dozën e parë të vaksinës COVID-19.

Në Spitalin e Ankarasë, Erdogan mori dozën e parë të kompanisë kineze Sinovac gjatë një transmetimi direkt.

“Jam vaksinuar” tha Erdogan në rrjetet sociale.

Të enjten herët, punonjësit shëndetësorë në Turqi filluan fazën e parë të vaksinimit COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca të mërkurën u bë personi i parë që mori vaksinën kineze Sinovac në vend. Pas ministrit, anëtarët e komitetit të Bordit Këshillimor Shkencor Koronavirus u vaksinuan gjithashtu.

Vaksina e Sinovac është testuar në Turqi, Brazil dhe Indonezi por në të tre vendet ka dhënë rezultate të ndryshme mbi efektshmërinë.

Të dhënat paraprake në Turqi treguan se vaksina ishte 91,25% efikase. Sidoqoftë, studiuesit në Brazil thanë se ishte 50% ndërsa në Indonezi 70%.

Turqia mori 3 milionë doza të vaksinës në fund të dhjetorit ndërsa pret të marrë në total 50 milionë.

Nga ana tjetër, bisedimet me Pfizer vijojnë për 4.5 milionë doza, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan të hënën.

Turqia ka raportuar rreth 2.34 milionë infeksione dhe rreth 23,000 vdekje nga COVID-19.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme