Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në muajt e ardhshëm, sipas zëdhënësit të presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.
Zyrtari turk është takuar me kryeministrin Rama dhe në një deklaratë për Anadolu Agency është shprehur se një nga temat e bisedës ka qenë përgatitjet për vizitën e Erdogan në Shqipëri.
Kalin ka deklaruar se të dy vendet po punojnë ngushtë në tregtinë, bashkëpunimin e sigurisë dhe çështjet rajonale.
Ai gjithashtu solli në vëmendje “punën e rëndësishme” që Ankaraja kreu me autoritetet shqiptare në luftën kundër organizatës FETO, të drejtuar nga Fetullah Gylen.
Hera e fundit që Erdogan vizitoi Shqipërinë ka qenë viti 2015.