Erdogani vazhdon t’u kërkojë SHBA-ve ekstradimin e Gylenit

Erdogani vazhdon t’u kërkojë SHBA-ve ekstradimin e Gylenit

Gazeta turke Hurriyet Daily News shkruan se Presidenti Erdogan i ka kërkuar Presidentit amerikan Trump ekstradimin nga SHBA-të të udhëheqësit të organizatës FETO, Fetullah Gylen, gjatë takimit të tyre me rastin e mbledhjes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuar të mbajtur në New York.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në fjalën e tij të mbajtur në takimin me organizatën turke në New York paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për  rrezikun e paraqitur nga organizata FETO e drejtuar nga Kleriku Fetulla Gylen, i cili strehohet në SHBA.

“Çdokush duhet të shoh dhe të kuptojë se nuk ka asnjë dallim ndërmjet Feto-së, ISIL (shtetit islamik të Irakut) deh PKK (Partisë së jashtëligjshme të Kurdistanit). Feto e vendos firmën e saj në shumë çështje mashtruese dhe të parregullta në SHBA përfshirë edhe dhimbjen e shkaktuar në Turqi”, tha Presidenti Erdogan gjatë darkës më fondacionin turk në New York, më 20 shtator.

Ai tha se aktiviteti i FETO-së ka filluar të dalë hapur.

“Miqtë tanë nga SHBA-të nuk e kuptojnë [aktivitetin e FETO-së] ose nuk duan ta kuptojnë. Ne e shohim atë. Vjedhjet në këto shkolla kanë filluar të shfaqen. Ato raportohen në media dhe diskutohen në publik. Unë besoj se miqtë tanë amerikanë do ta shohin fytyrën e vërtet të kësaj organizate në të ardhmen e afërt” — shtoi ai.

Erdogan tha gjithashtu se disa grupe mbështetëse përhapin gënjeshtrat e FETO-së kundër tij, partisë së tij AKP dhe Turqisë.

“Organizata vazhdon propagandën e saj të zezë si në SHBA ashtu edhe në vende të tjera të botës. E vërteta është antidoti për gënjeshtrat. Nuk ka asnjë errësirë që mund ti rezistojë dritës së realitetit”, — u shpreh Erdogan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>