Erdogani i uron Kryeministrit Rama fat — Pikat kryesore të intervistës me Sokol Ballën

Erdogani i uron Kryeministrit Rama fat — Pikat kryesore të intervistës me Sokol Ballën

“Kjo organizatë terroriste [Fetullah Gylen] mund të bëhet burim kërcënimi për Shqipërinë dhe mund të jetë tepër vonë. Shqipëria duhet të nxjerrë mesime nga ajo që kemi kaluar ne, sepse nëse ia dolën në Turqi, mund të bëjnë të njëjtën në Shqipëri, nesër apo pasnesër. Po ju flas si vëlla”. Kështu u shpreh dje Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për emisionin Top Story.

Presidenti turk Erdogan gjatë intervistës nuk kurseu as lavdërimet e urimet për Kryeministrin Rama dhe Presidentin e zgjedhur Meta. Ai u shpreh se: “Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, Kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe Presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj që shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin e tij për debatet e kohës së fundit ndërmjet Ramës dhe Metës. “Të themi të vërtetën, më shqetëson të shohim këtë debat të kohës të fundit mes dy institucioneve të shtetit, mes Presidentit te zgjedhur dhe Kryeministrit”, — tha Erdogan.

Presidenti Erdogan u shpreh se në Shqipëri ka më shumë se tre miliardë euro investime turke. Ai u shpreh se: “Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga vendet e BE, por tonat nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe disa ditë më parë disa sipërmarrës turq biseduan me mua në lidhje me perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”.

Në fund Presidenti Erdogan foli për miqësinë me vendin tonë dhe lidhjet farefisnore që na lidhin, duke u shprehur se:

Shqipëria është një vend unik me shumllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. [….] Por ka edhe nga ata që po përpiqen që ta ndajnë dhe përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur.

Jemi të vendosur të japim çdolloj mbështetjeje për Shqipërinë sa herë që duhet, sepse mendojmë që Shqipëria është një vend i rëndësishem në Ballkan. Ndryshe ne do të shqetësohemi shumë për Ballkanin nëse Shqipëria është e dobët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>