Erdogani sulmon SHBA-të dhe Austrinë për konfliktin Izrael-Palestinë

Nga Exit News
Erdogani sulmon SHBA-të dhe Austrinë për konfliktin Izrael-Palestinë

Presidenti turk Tajip Erdogan kritikoi vendet perëndimore për mungesën e mbështetjes ndaj Palestinës. Në vecanti ai kritikoi  Austrinë dhe SHBA-të, të cilat ai tha se ishte “duke shkruar histori me duar të përgjakshme”, raportoi Reuters.  Erdogani kritikoi miratimin e Presidentit të SHBA Joe Biden për shitjet e armëve në Izrael.

“Ju po shkruani histori me duart tuaja të përgjakshme në këtë incident që është një sulm serioz joproporcional në Gaza, i cili po çon në martirizimin e qindra mijëra njerëzve,” tju drejtua ia, presidentit amerikan.

Administrata e Bidenit miratoi të hënën shitjen e armëve me vlerë 735 milion dollarëve për Izraelin, sipas burimeve të kongresit amertikan.

Ndërsa për Austrinë, Erdogani dënoi valëvitjen e një flamuri izraelit mbi kancelarinë federale në Vjenë të premten. Ai u shpreh se: “Shteti i Austrisë po përpiqet t’i bëjë myslimanët të paguajnë çmimin që kanë paguar hebrenjtë nga gjenocidi”.

Erdogani ka kontaktuar udhëheqësit botërorë gjatë javës së kaluar, duke bërë thirrje për veprim të fortë kundër Izraelit.

Izraeli dhe Gaza po sulmojnë njëri-tjetrin me sulme ajrore, prej më shumë se 2 javësh. Si pasojë e sulmeve u vranë 212 persona ndër ta dhe 61 fëmijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>