Erion Alibej pjesë e bandës shqiptare të kokainës “Kompania Bello”

Nga Exit News
Erion Alibej pjesë e bandës shqiptare të kokainës “Kompania Bello”

Erion Alibej, i dyshuari si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve në Elbasan, disa javë më parë, të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, i arrestuar nga Policia, të premten, ishte pjesë e grupit të trafikut të kokainës, “Kompania Bello”.

Alibejt, sipas Balkanweb, kishte detyrën të vriste dhe dëmtonte grupet rivale të trafikimit të dorgës.

Ai dyshohet se është i përfshirë dhe në vrasjen  e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, të enjten, në Elbasan.

Erion Alibej njihej dhe me emrin Andrea Dylgjeri. Ai është vëllai i Endrit Alibejt, i vrarë në një atentat mafioz në dhjetor 2018.

Dy vëllezërit Alibej ishin arrestuar më parë në Itali, në vitin 2013, për trafik kokaine.

Dyshohet se dhe vrasjet në Elbasan kanë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Talo Çela, vëllai i së cilit u vra dje, është i akuzuar për grabitjen në Rinas dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>