Erion Veliaj detyron administratën të paguajë “vullnetarisht” për mbjelljen e pemëve

Erion Veliaj detyron administratën të paguajë “vullnetarisht” për mbjelljen e pemëve

Nisma e Kryebashkiakut Veliaj për të mbledhur para nga kush të mundet për mbjelljen e pemëve në Tiranë duket se ka prekur dhe administratën publike.

Sipas Lapsi.al, Erion Veliaj ka vendosur të mbajë 2 mijë lekë të reja nga rroga e nëpunësve të disa institucioneve shtetërore, si kontribut për mbjelljen e pemëve.

Vendimi dukshëm është në shkelje të të drejtave të nëpunësve pasi I detyron ata të paguajnë për një nismë që duhej të ishte vullnetare.

Ky nuk është rasti i vetëm kur qeverisja qëndrore dhe lokale detyron nëpunësit apo nxënësit e shkollave të paguajnë para për një “nismë vullnetare”.

Pak ditë më parë shumë prindër, mes të cilëve dhe sociologu Ergys Mërtiri, denoncuan drejtuesit e shkollave, që nën kërcënimin se nëse nuk paguajnë do të përjashtohen nga shkolla, i detyrojnë nxënësit të paguajnë nga 100-200 lekë secili si kontribut për mbjelljen e pemëve. Jo vetëm që këto nisma bëhen në mënyrë aspak transprarente, por mënyra se si zbatohen më pas i bën ato aspak “vullnetare”.

Kur u përball me kundërshtimin publik të prindërve, Kryebashkiaku Veliaj e trajtoi kundërshtimin si mungesë ndërgjegje qytetare dhe si dashakeqësi politike ndaj tij. Çfarë Zoti Veliaj fshehu dhe keqinformoi në predikimin e tij është se këto nisma merren dhe në perëndim, është se në vende të tjera, nismat vullnetare ndërrmerren pikërisht në mënyrë të pavarur nga nxënësit dhe familjarët e tyre dhe për përdorimin e fondeve ka llogaridhënie dhe transparencë.

Ajo çfarë e bën edhe më të pakuptimtë nismën e Kryebashkiakut është fakti se banorët e Tiranës paguajnë taksë të veçantë për gjelbërimin e qytetit.

Po ashtu Ministria e Mjedisit dhe Ministria eArsimit, me rastin e Vitit të Skënderbeut, kanë ndërmarrë një projekt i titulluar “Kurorat e gjelbra të shkollave”. Ky projekt, paraqitur vetëm dy javë më parë, synon të mbjellë rreth 550 mijë pemë, të cilat do t’u sigurohen falas shkollave në të gjithë vendin.

Ndaj duket se të gjithë “nismat vullnetare” të detyrueshme të Kryebashkiakut Veliaj janë vetëm një fasadë e gjelbër, e gatshme për njërëzit, teksa pa asnjë transparencë miraton leje për ndërtimin e kullave dhe betonizimin e qytetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>