Erion Veliaj infektohet me Covid-19

Nga Exit News
Erion Veliaj infektohet me Covid-19

Kryebashkiaku Erion Veliaj është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë Veliaj përmes një mesazhi në rrjetet sociale:

“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.”

Nuk ka ende detaje se si mund të jetë infektuar Veliaj.

Burime për Exit News kanë thënë se në Bashkinë Tiranë ka dhjetra punonjës të infektuar.

8 komente

  1. rona 28 Korrik, 2020 në 10:21 am

    Normalr aq shumë sa rrinte pa maskë, bënte takime, mbledhje e rrinte në dhoma të mbyllura jo ky por edhe të tjerët janë infektuar. Duhet të ishte gjobitur se korona do i kaloj ktij si çdo të riu.

  2. Ai 28 Korrik, 2020 në 1:42 pm

    *Ai momenti kur lexon me ne fund nje lajm te bukur*

  3. Kol Bytha 28 Korrik, 2020 në 6:53 pm

    Vazhdon filmi. nuk eshte i infektuar, e ben thjesht per propagande, per te treguar qe esht si populli i thjeshte, qe eshte nje si ne. Dhe sigurisht edhe pjesa e viktimizinit qe nuk mungon naj here.

  4. t 28 Korrik, 2020 në 8:17 pm

    Ky masken e mban kur takohet me qente,kurse me njerezit rrinte goje me goje.E gjobi kush?!Po doli pa lagur,dmth qe eshte shtirur,se shtirjen e ka zanatin nr.1

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme