Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi ngjarjet kryesore të politikës në vend.
Ai tha se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon se në Shqipëri ka pasur zgjedhje monopartiake, dorëheqja e Ramës nuk e zgjidh krizën politike dhe opozita mund të vijë në pushtet vetëm përmes zgjedhjeve.
Më tej ai shtoi se ky është raporti “më negativ në 20 vitet e fundit për zgjedhjet në vend. Ndryshimi i reformës zgjedhore nuk është garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Nëse do të zbatohet kodi zgjedhor dhe kodi penal aktual do të kishim zgjedhje të lira”.
Murati u shpreh se “fakti që këtu kanë ndodhur zgjedhje monopartiake. Në 61 bashki nuk ka pasur garë dhe kjo është padyshim që është njolla më e zezë. Politizimi i KQZ, Kolegjit Zgjedhor, mungesa e transparencës së burimeve financiare. Njolla kryesore ishte se nuk patur kandidaturë”.
Ai u shpreh se “Rama sado diktator të jetë, largimi i tij bëhet vetëm më zgjedhje dhe garë”. Ndërsa për zgjdhjen e krizës politike në vend, Murati u shpreh se:
“Nisja e dialogut është e vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet kriza. Unë nuk mendoj se dorëheqja e Ramës nuk do ishte zgjidhje. Ka ardhur koha që opozita të jetë në garë. Opozita e bashkuar është shumicë dhe ky është perceptim im si gazetar. Forcat e opozitës së bashkuar janë në një avantazh të lehtë përballë maxhorancës”.