
Interpol Tirana deklaroi se gjatë ditës së mërkurë janë ekstraduar drejt Italisë rreth 9 persona.
Në një deklaratë zyrtare, Interpol njofton:
“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.”
Sipas të dhënave të ekstraduarit i përkasin moshës 27 deri 72 vjeç për vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.