Pas Salih Mustafës, policia e EULEX-it ka arrestuar në Prishtinë Hysni Gucatin, kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë publik avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, i cili deklaroi se Gucati do të transferohet në Hagë.
Ai njoftoi se policia e EULEX-it po vazhdon kontrollet në zyrat e organizatës.
Nuk dihen ende akuzat që rëndojnë mbi Gucatin.
Një ditë më parë, EULEX-i arrestoi Salih Mustafën, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprorin e UÇK-së, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës Kosovë-Serbi.
Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës.