EULEX arreston shefin e UÇK-së, Salih Mustafa për krime lufte

Nga Exit News
EULEX arreston shefin e UÇK-së, Salih Mustafa për krime lufte

EULEX arrestoi sot (24 shtator) Salih Mustafën, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësinë e quajtur BIA, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës Kosove-Serbi.

Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Mustafa u arrestua dhe do të dërgohet në ambjentet e “paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

“Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, shkruhet në njoftim zyrtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>