Ekspertët e Eulexit deklaruan se gjetja e eshtrave në Kizhevak u bë e mundur nëpërmjet imazheve fotografike nga ajri.
Në një njoftim zyrtar ata pohuan:
“Problemi ishte se këto janë lokacione guroresh të mëdha dhe se peisazhi ka pësuar ndryshime të vazhdueshme me kalimin e kohës për shkak se kjo gurore ka qenë në përdorim ende për një numër të viteve. Ne i pranuam imazhet fotografike nga ajri në fund të vitit 2019. Mes fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, koordinatori i EULEX-it për zhvarrime Krassimir Nikolov dhe unë i kemi analizuar fotografitë. Në bazë të analizave tona ne u kthyem në atë lokacion në muajin shkurt 2020 dhe e piketuam vendndodhjen e saktë të këtij lokacioni. Kjo është koha kur filloi puna gjatë këtij viti”
Ata shtuan se ka qënë një punë komplekse dhe e vështirë për shkak të terrenit.
Në një fshat të Serbisë, Kizhevak në qytetin e Raskës, në kufi me Kosovën u zbuluan mbetje mortore që dyshohet se janë shqiptarë të Kosovës, më 16 nentor.
Gërmimet në këtë vend kanë nisur prej 5 vitesh. Trupat kosovare kanë që prej 3 javësh që gërmojnë intensivisht. Në 2014, në qytetin e Raskës u gjendën 27 trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë në periudhën 1998 -1999.