EURALIUS nuk është BE-ja dhe është në konflikt interesi

EURALIUS nuk është BE-ja dhe është në konflikt interesi

Ditët e fundit, është folur shumë mbi opinion ligjor të projektit EURALIUS në Tiranë në lidhje me procesin e zgjedhjes së pasardhësit të Prokurorit të Përgjithshëm, i hartuar pas një kërkese të bërë në mënyrë jo transparente nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, pa njoftuar fare anëtarët e tjerë Komisionit ose të paktën anëtarët jo socialistë të Komisionit.

Sikurse Exit.al ka shpjeguar më parë këtu dhe këtu, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë votash është shkelje e Kushtetutës dhe është vendosur nga një ligj, i cili është miratuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e të gjitha palëve.

Çështja e opinionit të dhënë nga EURALIUS, sidoqoftë, shkon më thellë se kaq. Gjatë ditëve të fundit, EURALIUS shpesh është barazuar apo njehsuar me Bashkimin Evropian, dhe në të vërtet Ambasadorja Romana Vlahutin, e njohur gjërësisht si aleate politike e Kryeministrit Rama, mbështeti publikisht mendimin e EURALIUS-it.

Sidoqoftë, EURALIUS (zyrtarisht i quajtur EURALIUS IV) është në fakt një projekt asistence teknike i financuar nga Bashkimi Evropian, por i zbatuar nga një konsorcium organizatash joqeveritare, kryesuar nga fondacioni gjerman IRZ.

Me fjalë të tjera, ekspertët e EURALIUS  janë kontraktorë me pagesë të punësuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Kontrata e EURALIUS IV përfundon në fund të dhjetorit, dhe aktualisht është duke u zhvilluar procesi i përzgjedhjes së kompanisë që do të zbatojë projektin për tre vitet e ardhshme.

Konsorciumi aktual me në krye IRZ ka aplikuar sërish për të fituar kontratën e re, ndërkohë që në garë është futur edhe një konsorcium tjetër, i kryesuar nga një organizatë franceze.

Është e kuptueshme se duke qenë se vendimi për kontratën do të merret apo ndikohet nga Ambasadorja Vlahutin, IRZ ka një motivim të fortë për të lëshuar mendime ligjore të cilat janë të pëlqyeshme për Ambasadoren Vlahutin, me shpresën për të fituar kontratën për EURALIUS V.

Një vështrim i shpejt i listës së ekspertëve të punësuar nga EURALIUS IV tregon se asnjë prej tyre nuk ka trajnim apo specializim në të drejtën kushtetuese.

Për më tepër, shumica e “ekspertëve” të punësuar nuk janë juristë apo avokatë ndërkombëtare, por të punësuar lokalë nga sistemit shqiptar i drejtësisë. Kjo shpjegon edhe arsyetimin e dobët të opinionit ligjor, i cili në vetvete duket se bie haptazi ndesh me vetë misionin zyrtar të EURALIUS-it:

Për të forcuar pavarësinë, transparencën, efikasitetin, besueshmërinë dhe besimin publik në drejtësinë shqiptare në përputhje me legjislacionin dhe praktikat më të mira të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>