Exit.al ka raportuar më parë për përpjekjet e qeverisë Rama për të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, i cili nuk do t’i nënshtrohet vetingut, do të qendrojë në detyrë për një periudhë të pacaktuar dhe do të zgjidhet vetëm me shumicë të thjeshtë parlamentare.
Gjithashtu ne jemi përqendruar edhe në rolin e dyshimtë të OPDAT dhe projektit EURALIUS IV, të financuara respektivisht nga SHBA-të dhe BE-ja, për hartimin e opinionit ligjor i cili i konsideron të ligjshme të gjtiha veprimet antikushtetuese të ndërmarra nga qeveria Rama në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm.
Ne kemi vënë gjithashtu në në dukje se konsorciumi i të kontraktuarve për zbatimin e projektit EURALIUS IV është në konflikt interesi, për shkak se lëshimi një opinioni ligjor të favorshëm për qeverinë (por pa asnëj vlerë ligjore) do të ndikojë në rritjen e mundësive për të fituar kontratën e re nga Delegacioni i BE-së në Tiranë për projektin EURALIUS V që do të zgjasë nga 2018-2020.
Të shqetësuar mbi transparencën e vendim-marrjes brenda projektit EURALIUS, dhe mbi shtratin ligjore mbi të cilën u ngrit opinioni ligjor i tyre, Exit.al i drejtoi disa pyetje Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe projektit EURALIUS IV në lidhje me procesin e hartimit të opinionit:
– A mund të na jepni një kopje të kërkesës së Komisionit të Ligjeve marrje opinioni ligjor nga ju dhe një kopje të përgjigjes tuaj?
– Kush janë autorët e opinionit?
– A kanë ato ndonjë eksperiencë në fushën e kushtetueshmërisë në Shqipëri?
– Si u hartua opinion, pra çfarë metode, kaudri ligjor apo parime u konsideruan nga autorët në hartimin e opinionit?
Edhe pse ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka deklaruar publikisht mbështetjen për opinionin e projektit EURALIUS IV, zëdhënësi i Delegacionit të BE-së në Tiranë Ernest Bunguri nuk mundi t’u përgjigjej pyetjeve tona duke na referuar tek insitutioni që ka “lëshuar opinionin”.
Në vazhdim, asistentja e projektit EURALIUS IV Fjona Dollani iu përgjigj kërkesës sonë si më poshtë:
Ju falenderojmë për emailin. Ju lutem të informoheni se EURALIUS është një projekt i asistencës teknike dhe nuk ka aktivitet të marrëdhënieve me publikun.
Me fjalë të tjera, opinioni ligjor mbi bazën e të cilit qeveria pretendon se mund të zgjedhë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm është hartuar në fshehtësi të plotë, është bazuar në një kërkesën jo publike të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, dhe është bazuar në ekspertizën ligjore të ekspertëve të panjohur.
Ndoshta BE dhe EURALIUS do ta kuptojnë një ditë—në të ardhmen, e largët, shumë të largët—se informimi i publikut për “opinione” ligjore, të cilat përdoren si armë për të çbërë reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese të lidhura me të nuk janë “aktivitet i marrëdhënieve me publikun”, por detyrim thelbësor për mbështetjen publike të reformës në drejtësi dhe ruajtjen, qoftë edhe për fasadë, të idesë së shtetit ligjor.