Eurodeputetët kërkojnë votimin e ligjit të dekriminalizimit

Raportuesit për Shqipërinë në PE, Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein i kërkuan parlamentit votimin e ligjit të dekriminalizimit.

Dy eurodeputetët deklaruan dje në një intervistë për Top Channel, se ky ligj është hapi i parë i reformës në drejtësi, kaq e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ata, gjithashtu, përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm të deputeteve të maxhorancës e opozitës, por kërkojnë që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>