Eurodeputeti David Lega i kujton Ramës të respektojë ligjet e BE, përgëzon Aleancën Etike të Mediave

Nga Alice Elizabeth Taylor
Eurodeputeti David Lega i kujton Ramës të respektojë ligjet e BE, përgëzon Aleancën Etike të Mediave

Eurodeputeti suedez David Lega i ka kujtuar qeverisë shqiptare se duhet të përafrojë ligjet dhe politikat e saj me ato të BE-së, dhe duhet të respektojë mënyrën evropiane të jetës.

Në një deklaratë ekskluziv dhënë Exit News, ai tha:

“Si një vend kandidat, Shqipëria pritet të harmonizojë legjislacionin e saj me standardet përkatëse ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së. Sidoqoftë, Shqipëria gjithashtu duhet të tregojë se ndan vlerat tona dhe respekton mënyrën evropiane të jetës. “

Ai shtoi se ligji i propozuar nga qeveria për mediat nuk është në përputhje me ligjet e BE-së:

“E ashtuquajtura ‘paketë anti-shpifje’ në draftin e saj fillestar është një shembull i kundërt me mënyrën e jetës në BE… Liria e medias dhe pluralizmi, dhe liria e shprehjes duhet të adhurohet.”

Anëtari i Demokratëve Kristianë Suedezë dhe Grupit të EPP-së tha se ai i mirëpriti komentet e Ramës mbi rishikimin e ligjit dhe shpreson se Rama do t’i marr parasysh kritikat:

“Unë i mirëpres deklaratat e Kryeministrit Rama mbi të ashtuquajturën paketë anti-shpifje për mediat. Më duket sikur presioni i jashtëm dhe i brendshëm, duke nxitur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, ka pasur një ndikim pozitiv. Tani unë pres veprimet e duhura qeveritare që adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Komisioni i Venecias”.

Në fund, ai e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar mediat që formuan Aleancën Etike të Mediave Shqiptare, platforma e parë vetërregulluese e vendit. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për Exit.al, të cilët u zgjodhën në bordin që do të mbikëqyrë ankesat e etikës së medias dhe shkeljet e mundshme të profesionalizmit.

“Ndërkohë, unë jam i kënaqur që shoh media të pavarura që shtojnë përpjekjet e tyre për të siguruar etikën e medias. Duke thënë ketë, unë do të doja të shprehja mbështetjen time të sinqertë për Exit dhe anëtarët e tjerë të Aleancës për Etikën e Mediave. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>