Eurodeputeti David Lega thirrje qeverisë, paketa anti-shpifje rrezikon çeljen e negociatave

Nga Exit News
Eurodeputeti David Lega thirrje qeverisë, paketa anti-shpifje rrezikon çeljen e negociatave

David Lega, raportues për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Evropiane në PE i bëri sot thirrje qeverisë të rishikojë ndryshimet ligjore për mediat të njohura ndryshe si “paketa anti-shpifje”, pasi ato mund të rrezikojnë negociatat me BE-në.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha:

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE-në. Grupi PPE i Parlamentit Evropian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në Kuvend ligjet [për mediat] në formën aktuale atëherë ajo vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE.

Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Evropian dhe nga Këshilli i Evropës.”

Socialistët e kanë dërguar në Parlament paketën anti-shpifje pa e ndryshuar atë megjithëse Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim me argumentet se shkel lirinë e shprehjes dhe parimet themelore të një shteti demokratik.

Paketa anti-shpifje pritet të votohet të enjten. Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, vuri në dukje sot se qeveria po e kalon sërish ligjin pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias (KV).

Në një Twitter ajo tha:

“[…] është turp që Kryeministri nuk mund të presë dot për Komisionin e Venecias”.

Një javë më parë Këshilli i Evropës (KiE) kërkoi opinion nga KV, ndërsa Komisioni Evropian i ka bërë thirrje qeverisë rishikimin e paketës anti-shpifje sipas rekomandimeve të KiE. Shqetësimi për rrezikim të negociatave prej paketës anti-shpifje është ngritur më parë edhe nga opozita.

Paketa anti-shpifje u miratua në 18 dhjetor 2019 dhe ndryshon dy ligje të medias. Ndryshimet janë kritikar nga gazetarëtorganizatat e mediave lokale dhe ndërkombëtare, organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizatat politike. Kritikat theksojnë se me ndryshimet në ligje autoritetet shtetërore marrin atribute të gjykatave dhe mund të censurojnë mediat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>