Eurodeputeti Kukan: Zgjedhjet pa opozitën, shkatërruese për Shqipërinë

Eurodeputeti Kukan: Zgjedhjet pa opozitën, shkatërruese për Shqipërinë

Eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi sot se “zhvillimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, me abstenime, apo bojkote të partive opozitare, nuk është në të mirën e askujt në Shqipëri”.

Në një intervistë në RTSH për gazetaren Arta Tozaj,  duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të gjithëpranuara, Zoti Kukan deklaroi:

  • Do të jetë shumë keq për vendin, pavarësisht se kush i fiton ato zgjedhje [pa opozitën], që të mbahen këto lloj zgjedhjesh, sepse do të ishte shumë shkatërruese për gjithë jetën politike në Shqipëri.
  • U themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për të dalë politikisht tani në vend, është pjesëmarrja në zgjedhje, është marrëveshja politike e të gjithë aktorëve të rëndësishëm që ulen për t’u marrë vesh se si të organizojnë zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme.
  • E vetmja pjesë këshillës sime me përulje do të ishte që të vijojnë të tentojnë për të zgjidhur gjërat politikisht, duke u takuar e duke biseduar, në kuptim të krijimit të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
  •  Dialogu, mendoj se është e vetmja mënyrë për të trajtuar situatën aktuale dhe duhet të ketë një dialog politik kuptimplotë nga të dyja palët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>