Eurodeputeti McAllister: Deri në vitin 2019 nuk ka anëtarësime, Shqipëria ende larg

Eurodeputeti McAllister: Deri në vitin 2019 nuk ka anëtarësime, Shqipëria ende larg

Eurodeputeti David McAllister, një prej negociatorëve mes Kryeministrit Rama e Kreut të PD Basha, përforcoi deklaratat e Komisionerit Hahn se aktualisht më pranë negociatave me BE janë Mali i Zi dhe Serbia, vendet e tjera kanë ende shumë punë për të bërë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Zoti McAllister sqaroi se deri në vitin 2019 asnjë shtet nuk do t’i bashkohet BE-së.

Ndër të tjera eurodeputeti deklaroi:

“Shtetet [e Ballkanit Perëndimor] po i afrohen BE me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është pararendësi për momentin, Serbia po bën përparime.”

“[Anëtarësimi] varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Po të ecë gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit.”

“Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker e bëri të qartë se në këtë legjislaturë (deri në qershor 2019) ne [BE] nuk do të pranojmë asnjë vend.”

“Kemi nevojë për përparime në gjërat themelore, në sundimin e së drejtës, në lirinë e mediave, në demokracinë e fortë, në të drejtat për opozitën. Këto janë vlera kyçe.”

“BE do t’i mbështesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ndihma financiare [që BE jep për Ballkanin] ka rëndësi jetësore. Bëhet fjalë për vende të reja pune dhe për rritje ekonomike, infrastrukturë dhe arsim.”

“Stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet për gjithë Evropën.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>