Eurokomisioneri Hahn: Në verë KE mund të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë

Eurokomisioneri Hahn: Në verë KE mund të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn deklaroi dje se Shqipëria dhe Maqedonia mund të marrin rekomandimin për hapjen e negociatave në verën 2018.

Gjatë një interviste për medien gjermane Die Welt, eurokomisioneri u shpreh:

“Komisioni Europian do t’i rekomandojë shteteve anëtare, së shpejti – me gjasa deri në verë, – hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne besojmë se të dyja vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe kualifikohen për këtë hap.”

Me dhënien e rekomandimit pozitiv nga KE, i takon më pas shteteve anëtare të vendosin për hapjen e negociatave për dy vendet.

Deklarata e eurokomisionerit vjen pak javë pasi Komisioni Evropian publikoi Strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor që jepte përshkrime shqetësuese për gjendjen ekonomike, politike dhe shoqërore të vendeve të BP.

Raporti në përgjithësi nuk jepte vlerësime pozitive për reformat e ndërmarra nga qeveritë e BP-së dhe theksonte se nuk do të ketë anëtarësime apo hapje negociatash vetëm për hir të afateve, pa parë hapa konkretë në reforma.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>