Eurokomisioneri Hahn: Shqipëria duhet të vazhdojë reformat dhe të zgjidhë problemet me fqinjët

Eurokomisioneri Hahn: Shqipëria duhet të vazhdojë reformat dhe të zgjidhë problemet me fqinjët

Eurokomisioneri për Zgjerim Johannes Hahn do të vizitojë javën e ardhshme Tiranën dhe Shkupin, për të nisur bisedimet lidhur me procesin përgatitor për fillimin e mundshëm të negociatave në vitin 2019.

Lidhur me këtë vizitë, në një intervistë për Deutsche Wellen, Zoti Hahn deklaroi:

  • Javën e ardhshme do të jem si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, për të asistuar, kur të përgatisim procesin përgatitor, të ashtuquajturin screening për fillimin e mundshëm të negociatave vitin e ardhshëm.
  • Është patjetër e nevojshme që ne të bëjmë një lloj inventari se ku ndodhet vendi përkatës kandidat në të gjitha aspektet e tij juridike në krahasim me gjendjen juridike në BE, dhe në bazë të gjendjes të caktojmë objektin e negociatave.
  • Secili vend ka detyrat e tij të shtëpisë. Shqipëria, për shembull, ka arritje për t’u shënuar me reformën e saj të gjerë të drejtësisë, e cila tani ndodhet në fazën e zbatimit me asistencë ndërkombëtare.
  • Midis Greqisë dhe Shqipërisë ka një sërë çështjesh ende të hapura. Shpresoj që të prezantohet së shpejti një zgjidhje, sepse që ne të pranojmë një anëtar të ri, mund ta pranojmë vetëm atëherë kur janë zgjidhur të gjitha konfliktet bilaterale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>