Eurokomisioneri për Migrimin Avramopoulos: BE po monitoron emigrimin e paligjshëm nga Shqipëria

Eurokomisioneri për Migrimin Avramopoulos: BE po monitoron emigrimin e paligjshëm nga Shqipëria

Komisioneri për Migrimin në BE, Dimitris Avromopoulos lajmëroi sot se BE po mban nën vëzhgim rastet e emigracionit të paligjshëm dhe kërkesave për azil që vijnë nga Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij në ministerialin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet sot në Tiranë, komisioneri Avromopoulos u shpreh:

“Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm. Sa i përket pezullimit të vizave, mund t’ju them se ne po monitorojmë situatën dhe është në monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë.

Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë ende, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 për qind të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi.”

Deklarata e Avramoupolos që thekson rëndësinë e uljes së emigrimit të paligjshëm dhe numrit të azilkërkuesve shqiptarë në BE, vjen vetëm disa muaj pas vizitës së Avramoupolos në Shqipëri, ku nënshkroi me minsitrin Xhafaj një marrëveshje për ruajtjen e kufijve të BE-së nga emigrantët e paligjshëm dhe krimi i organizuar shqiptar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>