Eurokomisioneri për Zgjerimin Várhelyi përgëzon Ramën për OFL-në

Eurokomisioneri për Zgjerimin Várhelyi përgëzon Ramën për OFL-në

Eurokomisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi përgëzoi sot nismën e qeverisë Rama për të luftuar krimin përmes Operacionit Forca e Ligjit (OFL).

Gjatë një mëngjesi pune në Bruksel me Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm italian Luigi di Maio, eurokomisioneri u shpreh:

“Shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin e OFL-së, tregon lidership në luftën kundër krimit. Komisioni mbështet operacionin Forca e Ligjit.”

Pas takimit, eurokomisioneri shkroi në Twitter se Bashkimi Europian do të solidarizohet me Shqipërinë dhe për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit:

“Diskutim qysh herët në mëngjes me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministrat e jashtëm të BE-së, organizuar nga Luidi Di Maio.

Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve.”

Qeveria Rama miratoi me akt normativ në fund të janarit paketën e njohur si Anti-KÇK, në shkelje Kushtetutës.

Por kjo nismë ligjore, me afat kohor 1 vit, duket se më shumë se luftë e vërtetë ndaj krimit ka për qëllim të tregojë inskenime dramatike dhe disa statistika për t’u treguar vendeve të BE-së se qeveria Rama po lufton krimin. Kjo nismë vjen pak muaj para se vendet e BE-së të vendosin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme