Eurokomisioneri Varhelyi, apel për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi, apel për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pas takimit të së hënëns së ministrave të jashtëm të BE-së, Komisioneri  për Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksoi nevojën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin Twitter, Varhelyi shkrun se diskutimi mbi Ballkanin Perëndimor, konfirmoi perspektivën e padiskutueshme të rajonit në BE si dhe zotimin për të rritur më tej angazhimin.

“Nevojitet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,” shtoi ai.

Këshilli i Punëve të Jashtme (FAC) është një konfigurim i Këshillit të Bashkimit Evropian që mblidhet një herë në muaj.

Takimet mbledhin së bashku ministrat e jashtëm të vendeve anëtare.

Ministrat përgjegjës për çështjet evropiane, mbrojtjen, zhvillimin ose tregtinë gjithashtu marrin pjesë, në varësi të rendit të ditës.

Këshilli mblidhet të hënën, 10 maj, për të diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për integrimin, por edhe për një sërë letrash jo-formale që flasin për rishikim kufijsh, të cilat kanë qarkulluar së fundmi në mediat në rajon.

 

 

 

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme