Eurokomisioneri Varhelyi dhe Rama konferencë për shtyp sot, në 12:30

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi dhe Rama konferencë për shtyp sot, në 12:30

Sot, 10 qershor në Tiranë,  Komisioneri për Zgjerim Oliver Vrahelyi do të takohet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Takimi ka për qëllim diskutimin mbi zhvillimet ekonomike, rimëkëmbjen e rajonit nga Covid-19 dhe Procesin e Berlinit. Varhelyi do të zhvillojë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama në oren 12:30.

Gjithashtu, në takim do të diskutohet edhe përgatitja për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të miratuar nga BE për Ballkanin Perëndimor.

Vitin e kaluar 6 udhëheqësit e Ballkanit u takuan online, për shkak të pandemisë.

Më 8 qershor, udhëheqësit e Ballkanit u takuan virtualisht me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Britanisë dhe disa vendeve të BE-së, për të diksutuar mbi ‘Samitin e Berlinit”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme