Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, udhëtoi të mërkurën drejt Kosovës, ku dorëzoi 4680 dozat e para të vaksinave Pfizer/BioNTech të financuara nga BE.
Ato janë pjesë e një furnizimi prej 95 000 vaksinash për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së BE për vaksinimin në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ditë e mrekullueshme për Kosovën. Ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por ja ku janë”, u shpreh Varhelui në takimin me kryeminsitrin Albin Kurti.
Ai njoftoi se dërgesa e radhës me vaksina do të mbërrijë në vend në muajin qershor, sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë.
Kryeminsitri i Kosovën nga ana e tij foli për përpjekjet e vazhdueshme për sigurimin e vaksinave, për të arritur objektivin e vaksinimit të 60% të popullsisë.
“Ne synojmë që të vaksinojmë grupet e rrezikuara para verës dhe të vazhdojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19,” deklaroi Kurti në pritjen e eurokomisionerit Varhelyi.