Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi se është i kënaqur me vizitën në Ballkanin Perëndimor dhe përgjigjen e vendeve lidhur me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së
Në një postim në Twitter, Varhelyi u shpreh:
“I kënaqur me përgjigjen pozitive nga rajoni për Planin Ekonomik & të Investimeve dhe angazhimin për zbatimin e tij. Ne do të punojmë me të gjithë 6 partnerët – Plani do të mbështesë rimëkëmbjen nga kriza COVID-19 dhe do të nxisë ekonominë, duke përshpejtuar kështu mbylljen e hendekut të zhvillimit.”
Eurokomisioneri theksoi se është optimist për planin e vendeve të BP-së për krijimin e një tregu të përbashkët:
“Shoh një plan ambicioz për tregun ekonomik rajonal që drejtuesit e Ballkanit Perëndimor do të paraqisin në samitin e Sofjes në nëntor. Plani gjithashtu shkon krah për krah me reformat e lidhura me integrimin në BE.”