Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi shpreson që konferenca e parë ndërqeritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veritu të mbahen në qershor.
Në një postim në Twitter, pas takimit me Kryeministrin e serbisë Ana Brnabic, në Tiranë, të enjten, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, Varhelyi u shpreh se:
“Progres i rëndësishm është bërë dhe unë shpresoj të mbajmë konferencën e ardhshme ndërqeveritare në qershor”.
Më 22 qershor ministrat e jashtëm të BE-së do të mblidhen për të vendosur për hapjen e konferencës ndërqeveritare me dy vendet.
Dhe më pas vendimi përfundimtar do të merrët nga Këshilli Evropian më 24 -25 qershor.
Të dyja vendet do të gjykohen të pandara. Deri më tani Bullgaria ka vendosur veton për ndalimin e hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pas problemeve me pranimin e historisë së tyre.