Eurokomisioneri Varhelyi kërkon ndalje të konfliktit Izrael-Palestinë

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi kërkon ndalje të konfliktit Izrael-Palestinë

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi reagoi të mërkurën në lidhje më konfliktin Izrael-Palestinë.

Në një postim në rrjetin Twitter, ai u shpreh se ishte shumë i shqetësur nga dhuna dhe vrasjet e civilëve.

“Dërgimi i raketave nga Gaza është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë,” shkruan Varhelyi

Ai kërkoi që palët të tregojnë vetpërmbajtje dhe të shtensionojnë situatën.

“Ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve të civilëve,” përfundon Eurokomisioneri.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës ishin ndjerë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit, për shkak të masave kufizuese.

Ato u nxehën më tej pasi një gjykatë vendosi shpërnduljen e disa familejeve palestineze, për të bërë vend për kolonë hebrenj.

 

Lajme te ngjashme