Eurokomisioneri Varhelyi mbron Calaverën nga sulmet në media

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi mbron Calaverën nga sulmet në media

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi i quajti ‘të papranueshme’ akuzat e bëra ndaj Genoveva Ruiz Calaverës, drejtoreshës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe drejtuesen e ONM-së në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, eurokomisioneri shprehu mbështetje për ata që ai i quajti ‘stafin e tij’, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor Genovefa Ruiz Calavera:

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorerësh për Ballkanin Perëndimor Genovefa Ruiz Calavera dhe ambasadorit Luigi Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu se reforma në drejtësi dhe vettingu në Shqipëri është absolutisht thelbësor dhe nuk mund të shinohet apo ngadalësohet, pavarësisht presionit.”

Reagimi i Varhelyit erdhi pasi një ditë më parë Instituti për Studimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan publikoi në shkrim me titullin ‘Rama po e çon vendin drejt Amerikës Latine, jo drejt BE-së’, ku përmendej dhe emri i i Calaverës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>