Eurokomisioneri Varhelyi sjell të mërkurën vaksinat e financuara nga BE

Nga Exit News
Eurokomisioneri Varhelyi sjell të mërkurën vaksinat e financuara nga BE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, bëri me dije se të mërkurën e ardhshme pritet në vend vizita e Komisionerit për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.

Soreca ndau në rrjetin Twitter njoftimin fillestar të vetë Eurokomisionerit, duke shtuar se njëkohësisht do të mbërrijnë në Shqipëri edhe furnizimi i parë i vaksinave të financuara nga BE.

Ky ofrim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të BE për të ofruar mbështetje, siç ka bërë që nga shpërthimi i pandemisë,” shkruan ai.

Ndërkohë Komisioneri Varhelyi ka përmendur shpërndarjen e 651,000 doza të vaksinave Pfizer/BioNTech në Ballkanin Perëndimor “nga maji deri në gusht për të rritur fushatat e vaksinimit.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>