
Organizata Europa Nostra e ka quajtur ditën e sotme të prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar një ditë të trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë.
Duke theksuar paligjshmërinë e shembjes, në mesazhin e postuar në Twitter organziata e ka quajtur ditën e sotme gjithashtu një “ditë të trishtë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës”,
Ajo ka denoncuar gjithashtu arrestimin nga forcat policore të veprimtarëve shoqërore që kanë kundërshtuar prishjen.
Sad day for #CulturalHeritage in Albania & Europe.
Sad day for #Democracy & #RuleofLaw in Albania & Europe.
Early this morning, Albanian authorities arrested #civilsociety activists & started demolition of protected #NationalTheater in #Tirana#7MostEndangered #NotOurEurope pic.twitter.com/MPaex9YUEW
— Europa Nostra (@europanostra) May 17, 2020