
Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra-s, Sneshka Mihailoviç ka përgënjeshtruar lajmin se organizata e saj ka ofruar parà në tryezë për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar. “Nëse do të kishte vullnet politik nga autoritetet në Shqipëri, Europa Nostra do t’i kishte rekomanduar Komisionit Europian dhe BE-së të siguronin fondet e nevojshme.” – tha ajo.
Mihailoviç shpjegoi se kur Europa Nostra vendos një vend në listën e pikave të rrezikuara, ky është stimul për të mobilizuar forcat private dhe publike për ta shpëtuar atë”.
“Ju e dini mirë që Bashkimi Europian siguron shumë fonde për Shqipërinë dhe nuk kemi asnjë dyshim që ata do ta mendonin seriozisht një aplikim për të siguruar fonde për rinovimin e teatrit.” – tha Mihailoviç për Euronews Albania.