Zyrtarët e Bashkimit Europian paralajëmruan Europën të përgatitet për një shtim të masave kufizuese për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve ditor me COVID në të gjithë kontinentin.
Franca dhe Gjermania përgatitën rregulla po aq të rrepta sa ato të kohës së karantinës, pasi infeksionet në kontinentin europian kaluan shifrën 10 milionë.
Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani zonat e rrezikut për Covid-19.
“Duke parë situatën dinamike në gjithë Europën, ne duhet të reduktojmë në mënyrë të barabartë kontaktin në thuajse çdo shtet europian”, tha ministri gjerman i shëndetit, Jens Spahn, pas një video konference të zhvilluar mes ministrave të shëndetit të vendeve të BE-së.
Belgjika, një nga vendet e goditura më fort nga virusi COVID regjistroi një mesatare prej mbi 15,000 rastesh të reja çdo ditë në mesin e muajit tetor.
Baret, restorantet dhe ngjarjet kulturore apo sportive janë ndaluar në disa shtete në Europë.