Europarlamentari Gahler dënon ndryshimin e njëanshëm të kushtetutës

Nga Exit News
Europarlamentari Gahler dënon ndryshimin e njëanshëm të kushtetutës

Europarlamentari i djathtë Michael Gahler dënoi ndryshimin e kushtetutës nga shumica socialiste pa konsensusin e opozitës.

një postim në Facebook, Gahler e quan të papranueshme ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës:

“Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të fillojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.

Nëse kjo qeveri dëshiron me ndershmëri negociatat e pranimit me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare përkatëse për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.”

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme